Në maj, nflacioni i çmimeve të konsumit në Austri, sipas vlerësimeve paraprake, u rrit në nivelin më të lartë që nga shtatori i 1975.
Çmimet e konsumit u rritën me 8% në terma vjetore, në maj, pas një rritjeje prej 7,2% në muajin prill.
“Rritjet në çmimet e energjisë dhe karburantit vazhdojnë të të kenë ndikim në inflacion”, tha Tobias Thomas, drejtor i përgjithshëm në “Statistics Austria”.
Masa e BE-së për indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit, u rrit me 8,1% në terma vjetore, në maj, pas një rritjeje prej 7,1% një muaj më parë.
Në baza mujore, çmimet e konsumit u rritën me 1,1% në muajin prill, pas një rritjeje me 0.3% muajin e kaluar.
Në baza mujore, indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit u rrit me 1% në muajin prill, pas një rritjeje prej 0,6% muajin e kaluar.