Bie mbi 5 përqind çmimi i naftës në bursë

nafta
Prodhimi i naftës

Çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare ka rënë mbi 5 përqind.

Kjo ka ndodhur pasi që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, vendosi që të ulë kostot e karburantit në këtë shtet, raporton Guardian.

Kjo lëvizje po shihet se do t’i përkeqësojë marrëdhëniet mes kreut të Shtëpisë së Bardhë dhe industrisë së naftës.

Reklama e sponzorizuar

Ai pritet që të bëjë thirrje për një pezullim të përkohshëm të taksës federale prej 18.4 përqind për gallon për benzinën.

Nafta e papërpunuar Brent është duke u tregtuar sot me 109.72 dollarë për fuçi.