Blloku B1 i Kosovës B, gjatë korrikut në remont të planifikuar

Në bllokun B2 remonti i planifikuar do të bëhet brenda 25 ditëve në muajin gusht. Ndërkohë, po sipas planit dinamik të ndalesave të blloqeve, edhe Blloku A4 i termocentraleve Kosova A, do të shkojë në remont në muajin gusht, dhe punët rreth këtij remonti do të zgjasin 30 ditë. Në shtator, do të bëhet remonti, po ashtu 30 ditor në bllokun A3, që i bie se këto punë do të fillojnë  pikërisht në ditën kur kthehet në punë blloku A4

Termocentralet e stërvjetruara të Kosovës, për të qenë efikase dhe për të arritur kapacitetet e prodhimit të energjisë elektrike në gjenerator dhe në rrjet, duhet mirëmbajtur, që nënkupton riparime të planifikuara të stabilimenteve, remonte të vogëla deri në sosh kapitale dhe ndonjë zëvendësim i planifikuar i ndonjë mekanizmi nga pjesët e reja reyervë. Në KEK, mirëmbajtja ka qenë gjithmonë një nga objektivat e rëndësishme planifikuese, siç është edhe sivjet. Zyrtarë të kompanisë më të madhe energjetike të vendit theksojnë për Buletinin Ekonomik se gjatë gjithë këtyre muajve të verës do të punohet shumë për remontimin e kapaciteteve ekzistuese për t’i bërë sa më të përgatitura dhe të gatshme për të prodhuar më shumë energji elektrike në muajt në vijim.

Të gjitha këto punë, sipas Gazmend Begollit, këshilltar i Bordit dhe menaxhmentit të KEK-ut, bëhen për të shtuar sigurinë e punës në termocentralet e vjetruara, për t’i bërë ato sa më të përgatitura dhe më të gatshme për të prodhuar më shumë energji edhe gjatë muajve të dimrit, për të qenë këto kapacitete sa më ekonomike dhe më miqësore me mjedisin. Këto, fundja janë detyrat dhe obligimet e KEK-ut, thotë inxhinieri i vjetër i sistemit elktroenergjetik të Kosovës.

Reklama e sponzorizuar

Begolli ka njoftuar se tashmë janë bërë planet e nevojshme, është saktësuar plani dinamik i ndalesave të blloqeve që parashihet të remontohen, të revizionohen si dhe të bëhet remonti kapital në to gjatë 2022-ës.

Sipas këtij plani, që në muajin e ardhshëm, pra nga korriku, blloku B1 i termocentraleve Kosova B do të shkojë në revision, me ç’rast punët rreth këtij revizionimi do të zgjasin 20 ditë.

Në bllokun B2 të njëjtat punë do të bëhen brenda 25 ditëve në muajin gusht.

Ndërkohë, po sipas planit dinamik të ndalesave të blloqeve, edhe Blloku A4 i termocentraleve Kosova A, do të shkojë në remont në muajin gusht, dhe punët rreth këtij remonti do të zgjasin 30 ditë. Në shtator, do të bëhet remonti, po ashtu 30 ditor në bllokun A3, që i bie se këto punë do të fillojnë  pikërisht në ditën kur kthehet në punë blloku A4.

Ndërsa, te blloku A5 i këtyre termocentraleve është planifikuar të bëhet remonti kapital, që i bie se do të ketë punë rehabilituese edhe në turbinë dhe në stabilimentet e tjera më të ndërlikuara.

Këto punë kërkojnë më shumë kohë deri sa të kryhen, prandaj A5-shi do të qëndrojë në remont saktësisht 3 muaj, gjegjësisht nga 1 shtatori deri më 30 nëntor.

Punët remontuese më të thjeshta, siç është remonti, revizioni, bëhen rëndom nga ekipet e KEK-ut, ndërsa te remonti kapital, siç është rasti me bllokun A5, angazhohen ekipe të kompanive të jashtme të njohura për rivitalizime të mira dhe të verifikuara nga punët të ngjashme të mëhershme në termocentralet tona. Pra, në punët rreth remontit kapital të A5-shit do të angazhohen ekipe punonjësish të kompanive të jashtme.

Siç dihet, kapacitetet e blloqeve aktive në termocentralet e Kosovës (dy blloqet e Kosovës B dh tri blloqet e Kosovës A- A3, A4 dhe A5), janë diku mbi 1, 000 megavatorë (saktësisht 1. 070 megavatorë). Blloqet e termocentraleve Kosova B bashkarisht kanë kapacitet mbi 600 megavatë në gjenerator, ndërsa në rrjet kapaciteti i tyre është 520 megavatë.

Ndërsa, konsumi aktual i Kosovës gjatë muajve të verës sillet pak a shumë nga  750 -800 megavatshi, ndërsa gjatë pikut dhe në raste gjatë sezonit të dimrit, konsumi ndodhë të shkojë edhe në 1280-1300 megavatorë. Shihet pra që Kosova gjatë dimrit dhe në raste të pikut ka goxha mungesë të energjisë elektrike, të cilën duhet importuar domosdo për t’i plotësuar nevojat kosovare me rrymë./Buletini Ekonomik/