Drejtori i Trustit deklaron të ardhura vjetore rreth 50 mijë euro

Drejtori menaxhues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trust), Adrian Zalli, mbetet ndër zyrtarët më të paguar në vend dhe ende nuk ka shtëpi të vet, e që jeton me qira.

Drejtori Zalli ka deklaruar pagë vjetore prej afër 50 mijë euro dhe rreth 300 mijë euro para të gatshme në bankat komerciale të Kosovës dhe amerikane.

Reklama e sponzorizuar

Tashmë kur po diskutohet mundësia e tërheqjes edhe të një përqindje të mjeteve nga Trusti, në vitin 2020, Zalli kishte tërhequr 10 për qind të kursimeve pensionale në Trust, në vlerë prej 16 mijë e 579 euro.

Kjo nënkupton se kontributet e drejtorit Zalli në Trust kanë arritur vlerën e përgjithshme prej mbi 160 mijë euro.

Zalli ka deklaruar një veturë të blerë në vitin 2007 në vlerë prej 12.700 euro.

Agjencia Kundër Korrupsion ka publikuar forumularët të martën formularët e deklarimit të pasurisë për zyrtarët publik, ndër ta edhe për drejtorin e Trustit, Adrian Zalli.