Erërat e forta shkaktojnë ndërprerje të rrymës në disa qytete të Kosovës

KEDS ka njoftuar se erërat e forta kanë shkaktuar prishje në Ferizaj, Pejë, Mitrovicë, Gjakovë e Gjilan, raporton Gazeta Blic.

Përmes një njoftimi në Facebook, KEDS ka njoftuar se ekipet kanë dalë në teren dhe po punojnë vazhdimisht deri në sanimin e plotë të prishjeve.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar konsumatorë,

Reklama e sponzorizuar

Për shkak të kushteve atmosferike që po mbizotërojnë në vendin tonë, erërat e forta kanë shkaktuar një sërë prishjesh në Ferizaj, Pejë, Mitrovicë, Gjakovë e Gjilan.

Ekipet tona janë të mobilizuara në secilin lokalitet dhe po punojnë vazhdimisht deri në sanimin e plotë të prishjeve.

Për çdo problem të shfaqur në rrjet ju lutem kontaktoni numrin zyrtar pa pagesë, 0800 791 00 ose kanalet tjera të komunikimit.

Ne jemi në gatishmëri të plotë, që intervenimet të kryhen në kohë sa më të shkurtër.

Ju faleminderit në mirëkuptimin tuaj!