Aktualisht ka shumë Fabrika të dyerve dhe dritareve të plastikës. Me vrullin e ndërtimit të ndërtesave për banim kolektiv, u ngritën më shumë këso fabrikash dhe aktualisht thuaja që nuk ka komunë në Kosovë që nuk ka një fabrikë të tillë, ndërsa shumë komuna edhe nga 2-3 këso fabrikash. Sipas ndërtimtarëve kosovarë, praktikisht nevojat e tregut të vendit,plotësohën në tërësi nga prodhimi vendor i dyerve dhe dritareve të plastikës, ndërsa një sasi goxha e madhe e këtyre produkteve eksportohët
Blendrita Avdiu
Në Kosovë, thuaja në vitet e para pas luftës, ka nis prodhimi i dyerve dhe dritareve të plastikës, dhe vit për vit janë ndërtuar fabrika të reja anë e kënd vendit dhe janë shtuar. Aktualisht ka shumë Fabrika të dyerve dhe dritareve të plastikës. Me vrullin e ndërtimit të ndërtesave për banim kolektiv, u ngritën më shumë këso fabrikash dhe aktualisht thuaja që nuk ka komunë në Kosovë që nuk ka një fabrikë të tillë, ndërsa shumë komuna edhe nga 2-3 këso fabrikash. Sipas ndërtimtarëve kosovarë, praktikisht nevojat e tregut të vendit, edhe të ndërtesave të panumërta të banesave kolektive, plotësohën në tërësi nga prodhimi vendor i dyerve dhe dritareve të plastikës, ndërsa një sasi goxha e madhe e këtyre produkteve eksportohët në tregje të jatëme.
Sipas të dhënave të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), tatimpagues për prodhimin e pllakëzave të plastikës, fletëzave, tubave dhe profileve deri më tani janë 83, ndërkohë ata që bëjnë prodhimin e artikujve të plastikës për paketim janë gjithësej 69.
Në një përgjigjie për Buletinin Ekonomik, ATK gjithashtu thotë se në Kosovë bëhët edhe prodhimi i artikujve të plastikës për ndërtimtari janë të regjistruar gjithësëj 603 tatimpagues aktiv.
Ndërkohë, ata për prodhimin e produkteve të tjera të plastikës janë diku 202.
Nga të dhënat e ATK-së, sado që nuk specifikohën saktësisht prodhuesit e dyerve dhe të dritareve të plastikës, shihet se shumë prodhues të këtillë ka Kosova.
Duhet thënë se shumica absolute e klientelës, pra e blerësve të këtyre produkteve, shprehën të kënaqur me cilësinë e dyerve dhe dritareve të prodhuar këtu. Sipas ndërtimtarëve dhe pronarëve të këtyre fabrikave, ato janë të pajisur me teknologji moderne, dhe disa prodhues edhe me teknologji, që është fjalë e fundit e teknologjisë dhe që përmbushë të gjitha standardet që kërkojnë bota për këto produkte. Ndërsa, së fundit, është evidente, ngritja e çmimeve edhe të këtyre produkteve, si rrjedhojë e çmimeve të ngritura globale dhe sidomos të çmimeve të larta të lëndës së parë.
Sa janë rritur çmimet e kësaj industrie në Kosovë, kohët e fundit, sidomos pas valëve të çmimeve të rritura edhe te ne?
Një nga Fabrikat që merrën me prodhimin e dyerve dhe dritareve në Kosovë, në kushte anonimiteti tha për Buletinin Ekonomik se çmimi në prodhimet e dritarëve nga viti 2021 në vitin 2022 është ngritur për 40 për qind.
Sipas tyre, në fabrikën e tyre kerkesat e klientit plotësohen plotësisht, dhe se prodhimet e dritarëve janë të dedikuara rreth 60 për qind për eksport në vendët europiane.
Ata gjithashtu theksojnë se në Kosovë nuk importohen dritare të palstikës, sepse ka prodhim të mjaftueshëm vendor dhe oferta e bollshme e prodhuesve i mbanë çmimet relativisht të harmonizuara me prodhuesit në botë. Po kështu, edhe cilësia e dyerve dhe dritareve të plastikës që prodhohën në Kosovë nuk është fare nën cilësinë e atyre që prodhohën jashtë. Prandaj, klientela nuk ka nevojë të kërkojë dhe nuk kërkon këso produktesh jashtë, theksjojnë punëtorët e kësaj fabrike.
Në anën tjetër, nga kjo fabrikë poashtu thonë se ata punojnë me teknologjinë e fundit 2022 për prodhimin e dritarëve, ndërkohë që theksojnë se akoma ka shumë fabrika që teknologjinë e prodhimit e kanë të vjetëruar.
Përveç tyre, pronari i kësaj fabrike poashtu tha se edhe në disa fabrika të kësaj industrie në Kosovë prodhimet janë me standarde europiane./Buletini Ekonomik/