Shefja e grupit parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari -Lila, është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku përveç tjerash ajo ka treguar edhe datën se kur do të mbahet seanca e ardhshme plenare e Kuvendit.
Kusari –Lila tha po ashtu se përveç diskutimit për pikat e rendit të ditës, në diskutim do të vihet edhe shqyrtimi i projektligjit për Fondet Pensionale të Trustit.
“Seanca e re plenare e Kuvendit do të mbahet, javën e ardhshme të enjten, më 16 qershor. Me listën e pikave që kanë ardhur në kryesi por edhe gjithashtu ato të cilat janë plotësim i agjendës, varësisht nga agjenda e Komisioneve të Funksioneve. Kurse përveç pikave të rendit të ditës, është edhe shqyrtimi i projektligjit për plotësim ndryshimin e ligjit për heqjen e akcizës së duhanit, shqyrtimi i parë i projektligjit për Fondet Pensionale, të Kosovës dhe të tjera”, tha ajo.