Kompania kosovare Manaferra fiton dy çmime në EUSearchAwards

EUSearchAwards Manaferra fiton çmimin SILVER si Best Small SEO Agency dhe çmimin Best Use of Search: (Higher Ed.) në Europë.

Granit Doshllaku, themelues i Manaferra thotë: “Funny thing, bashkë me Dianën & Valonin kemi shkuar ‘ilegalisht’ në Barcelonë për të marrë pjesë në ndarjen e çmimeve (Spanja nuk na i njeh pasaportat e Kosovës, e na tjera s’kemi as s’dojmë”.

Këto çmime janë riafirmim i punës dhe mundit ndër vite, sipas tij, për t’u treguar të gjithëve se një agjensi nga Prishtina mundet të ofrojë shërbime me cilësi, që i tejkalojnë ato në Europë dhe Amerikë. Kjo është ajo që i bën krenar në suksesin e këtyre ditëve.

Reklama e sponzorizuar

Në këtë garë, ata kishin konkurrencë nga top agjensi të shteteve të ndryshme europiane.

Dy çmimet janë:

Best Small SEO Agency (Silver) #EUSearchAwards

Best Use of Search (Higher Ed.) #EUSearchAwards

“Nominimi dhe pastaj fitorja në dy çmime nga European Search Aëards ka qenë përvojë e paharrueshme. Është një riafirmim i punës kualitative dhe rezultateve që sjellim për klientët tanë, të cilët i falenderojmë për bashkëpunimin”, thotë Graniti për Businessmag.al

Këto rezultate nuk do të ishin të mundshme pa angazhimin e super ekipit në Manaferra. Meritat për këto çmime janë të tyre, sipas tij.

Të fitosh çmimin SILVER si SEO, agjensia më e mirë në Europë është një nder dhe krenari, sidomos kur kemi parasysh faktin që Manaferra, si agjensi është themeluar dhe operon në një shtet të vogël sikurse Kosova. “Kjo na motivon që të vazhdojmë të bëjmë punë të mirë dhe t’i ndihmojmë klientët tanë që të rrisin biznesin e tyre përmes SEO”, thotë Granit Doshllaku