Konfiskohen në veri të Kosovës 900 litra vaj me origjinë nga Serbia

Njësitet Antikontrabandës të Doganës së Kosovës, në veri të Mitrovicës, kanë parandaluar kontrabandimin e vajit ushqimor në sasi prej 900 litrave.

Njësitë e antikontrabandës së Doganës gjatë patrullimit në Mitrovicë (pjesën veriore) kanë identifikuar një automjet transportues të dyshimtë. Oficerët doganorë kanë tentuar të ndalin këtë automjet, por i njëjti nuk i është bindur urdhrave për t’u ndalur dhe ka tentuar të ikë me automjet.

“Pas ndjekjes nga ana e njësive tona është arritur të ndalohet ky automjet, respektivisht në fshatin Zubq, ku edhe është ndaluar”, thuhet në komunikatë.

Reklama e sponzorizuar

Më tej bëhet e ditur se pas kontrollimit të automjetit janë gjetur 900 litra vaj ushqimor me origjinë nga Serbia, i cili ishte kontrabanduar në Kosovë.

“Mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolli në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet, mes tjerash, në komunikatën e lëshuar nga Dogana e Kosovës.