Kurti: Hekurudha Prishtinë – Durrës, ndër projektet më të mëdha e më të rëndësishme për kombin

Në mbledhjen e tetë të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë e cila u mbajt në Prishtinë, u nënshkruan 19 marrëveshje.

Kurti foli enkas për projektin e hekurudhës Durrës – Prishtinë.

Në llogarinë e tij në Facebook, kreu i Qeverisë, tha se është ndër projektet më të mëdha e më të rëndësishme.

Reklama e sponzorizuar

“Kjo hekurudhë do t’i bashkojë edhe më fortë ekonomitë tona dhe do të rrisë lëvizshmërinë dhe lidhshmërinë ndërmjet republikave tona”.

Tutje tha se aq sa na bashkon historia, gjuha e kombi, aq duhet të na lidhë bashkëpunimi institucional në çdo fushë.

“Bashkëpunim ky që lehtëson dhe përmirëson jetën e qytetarëve tanë dhe që rritë besimin social ndërmjet qytetarëve në të dy anët e kufirit”.

“Me këtë qëllim, në mbledhjen e sotme nënshkruam marrëveshje ndërqeveritare për arsim, drejtësi, mbrojtje, shëndetësi, energji, bujqësi, dogana, sigurime shoqërore, turizëm, rini, gjendje civile, lëvizje të lirë, transport e infrastrukturë rrugore”.

“Teksa qëndrojmë të përbashkuar, me marrëveshjet bilaterale që nënshkruajmë, ruajmë e avancojmë marrëdhëniet tona të afërta”, shkroi Kurti në Facebook.