Mazreku: Polisat kufitare të paguara nga data 1 janar – 31 dhjetor 2022, mbulohen nga Ministria e Financave

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) Sami Mazreku, ka thënë se Qeveria e Kosovës edhe këtë vit do ta paguajnë polisën e sigurimit për bashkatdhetarët, mirëpo për dallim nga vitit i kaluar bashkatdhetarët do ta paguajnë polisën në kufi, mëpastaj do të rimbursohën nga zyra e thesarit pranë Ministrisë së Financave.

Mazreku ka thënë për gazetën “Epoka e re”, se kjo procedurë do t’ua lehtësojnë punën dhe s’do të krijojë komplikime në pikat kufitare.

“Edhe sivjet Qeveria e Kosovës i paguanë polisate e sigurimeve për bashkatdhetarët, mirëpo kësaj here Qeveria nuk ka marrëveshje direkte me BKS-në, por pasi t’i paguajnë bashkatdhetarët polisat në kufi, aplikojnë në sistem të Thesari i shtetit dhe pastaj Qeveria direkt u’a transferohËn mjetet në llogari të qytetarëve. Pra, ta qartësojmë nuk është më procedura me marrë polisën papagesë në kufi, por e paguajnë dhe pastaj Qeveria u’a transferon mjetë.”, ka thënë Mazreku për gazetën “Epoka e re”.

Reklama e sponzorizuar

Sipas tij, kjo procedurë do t’ua lehtësojë punën. “Kjo procedurë për ne është lehtësuese, pasi nuk krijon komplikime ne mes nesh, MPB-së dhe Policisë Kufitare”, ka thënë Mazreku.