Parashikimi i Ericsson, abonimet 5G do të kapërcejnë 1 miliardëshin në vitin 2022

Prodhuesi suedez i pajisjeve të telekomunikacionit Ericsson deklaroi sot se parashikon që numri i përdoruesve në botë të telefonisë së lëvizshme 5G do të kapërcejë shifrën 1 miliard në vitin 2022, falë përhapjes më të madhe në Kinë dhe Amerikën e Veriut.

Ekonomia globale më e dobët dhe paqartësitë e shkaktuara nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia kanë ulur vlerësimet për vitin 2022 me rreth 100 milionë, shkruan kompania në raportin dyvjeçar Mobility Report.

Ericsson, e cila konkurron me kompaninë kineze Huawei dhe atë finlandeze Nokia është një nga prodhuesit kryesorë të pajisjeve mobile, përfshirë 5G.
Ndërkohë që abonimet 5G u rritën me 70 milionë në tremujorin e parë, duke arritur në rreth 620 milionë, numri i përdoruesve 4G u rrit me 70 milionë, duke arritur në rreth 4.9 miliardë.

Reklama e sponzorizuar

Rrjeti 5G, ose gjenerata e pestë, ofron shpejtësi më të lartë krahasuar me rrjetin e mëparshëm dhe premton të lidhë pajisjet në një mënyrë që të mundësojë veçori futuriste si drejtimi autonom.

Vlerësohet se abonimet 5G do të arrijnë 4.4 miliardë në vitin 2027.

Sipas raportit, rritja e përdoruesve 4G duhet të arrijë kulmin këtë vit – numri do të zvogëlohet me migrimin e abonentëve te rrjeti 5G. Më parë, Ericsson pati parashikuar që abonimet 4G do të arrinin pikun vitin e kaluar.

Me numrin e abonentëve 5G që do të arrijnë 1 miliard këtë vit, rekordi do të arrihej 2 vite para krahasuar me rrjetin 4G, i cili arriti 1 miliard përdorues, 10 vite pas fillimit të përdorimit.

Përdorimi i 5G është nxitur nga operatorët e telekomunikacionit duke ulur çmimet e 5G dhe celularëve deri në 120 dollarë” – deklaroi në një intervistë, Peter Jonsson, drejtues ekzekutiv i raportit.

“Kina arriti rreth 270 milionë përdorues në vitin 2021, krahasuar me Amerikën e Veriut, ku numri i përdoruesve arriti 65 milionë”./ Reuters & Raporti i Ericsson Mobility Report