Për çfarë mund të përdoret E-vertetimi i shkarkuar online nga ATK?

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka treguar se shkarkimi i vërtetimit tatimor (E-veretetim) i cili mund të bëhet online, tatimpaguesit mund ta shfrytëzojnë për aplikim për vizë, për lirim nga shtetësia, për fitim të shtetësisë, për vazhdim i lejes së qëndrimit në Kosovë, për pushim të lehonisë dhe të tjera (shkruani arsyen për të cilën nevojitet vërtetimi i kërkuar).

Sipas ATK-së linku për shkarkimin e dokumentit është ky: https://evertetimi.atk-ks.org/?timeout=true

ATK, gjithashtu bënë me dije se për 5 muaj, pra përiudha janar – maj janë shkakruar gjithësej 37 mijë e 411 dokumente (E-veretetime) përmes platformës digjitale EDI./Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar