Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të karburanteve për sot.
Sipas vendimit të Departamentit për Rregullimin e Tregut të Naftës, respektivisht MINT-it, për sot çmimi maksimal i lejuar për naftë është 1.86 euro për litër, përcjell Buletini Ekonomik.
Ndërkohë, çmimi maksimal i lejuar për benzinë për 24 orët e ardhshme do të jetë 1.74 euro për litër, kurse për produktin gaz, çmimi maksimal është 0.78 euro për litër.
Në bazë të këtij vendimi, çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 29/06/2022, dhe do të jenë në fuqi prej orës 10:00 deri në orën 10:00 nesër. /Buletini Ekonomik/