Qeveria ndan 50 mijë euro ndihmë për Luginën e Preshevës

Kabineti qeveritar i Kosovës

Qeveria e Kosovës sot ka ndarë 50 mijë euro ndihmë për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kjo ishte një kërkesë e Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

“Me qëllim të përkrahjes së kauzës politike të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit dhe në bazë të kërkesës së parashtruar propozohet të ndahen mjetet financiare në vlerë prej 50 mijë euro në mbështetje të aktiviteteve lobuese të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesve shqiptarë atje. Mjetet propozohen të ndahen nga mjetet e buxhetuara te Zyra e Kryeministrit në programin “Përkrahje për Luginën e Preshevës”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Reklama e sponzorizuar

Ai u zotua se Qeveria e Kosovës do të jetë në vazhdimësi në mbështetje të bashkëkombësve dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.