Sa të pasur janë krerët e shtetit të Kosovës?

Para në bankë, shtëpi e banesa janë vetëm disa nga pasuritë që zyrtarët shtetërorë i kanë deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Afro 450 mijë euro është vlera e pasurisë së pajustifikueshme të cilën, presidentja Osmani e ka deklaruar në këtë institucion.

Ajo ka deklaruar se ka një banesë të papërfunduar me garazhë, me sipërfaqe rreth 83 metra katrorë, vlera e të cilës është 42 mijë e 500 euro.

Reklama e sponzorizuar

E para e shtetit ka detyrime për një shtëpi të cilën e ka të përbashkët me bashkëshortin në njërën prej lagjeve më luksoze në vend, vlera e së cilës kap shifrën e afro 88 mijë eurove.

Përveç tyre, një parcelë tokë për shtëpi në Lagjen e Gjelbër, nuk është deklaruar vlera por thuhet se është e kontraktuar dhe se nuk është ende në pronësi, e as në shfrytëzim.

Ndërsa nga të hyrat si presidente e shtetit, Osmani ka pagë vjetore prej rreth 33 mijë euro, ndërsa mbi 6 mijë euro i ka marrë nga mëditjet në udhëtimet për vitin që lamë 2021.

Në anën tjetër, i dyti në hiearkinë shtetërore, kryeparlamentari Glauk Konjufca të vetmen pasuri të deklaruar e ka një banesë rreth 100 metra katror, të cilën e ka blerë përmes kredisë në vitin 2018, vlera e së cilës kap shifrën e mbi 67 mijë eurove.

Konjufca ka deklaruar se nga Kuvendi i Kosovës merr pagë mujore neto, rreth 3 mijë euro.

Kurse, bashkëshortja e tij e cila është profesoreshë në Universitetin e Prishtinës dhe ka ka deklaruar se merr 640 euro  pagë vjetore neto nga ky institucion.

Deklarimit të pasurisë nuk i ka shpëtuar as i pari i ekzekutivit.

400 mijë euro është vlera e një apartamentit në Oslo të Norvegjisë, të cilën Kurti e ka deklaruar se është në pronësi të bashkëshortës së tij.

Derisa para të gatshme në bankë i pari i Qeverisë ka deklaruar vetëm 400 euro dhe bashkëshortja e tij 23 mijë euro.

Por, bashkëshortja e tij ka edhe borxhe.

Ajo është në kredi në vlerë afro 300 mijë euro që e ka në kohëzgjatje prej 25 vitesh.

Ndërkohë, Kurti ka deklaruar qiranë e shtëpisë në vlerë 250 euro, për tri vite.

Kurti ka deklaruar si të hyra vjetore 12 mijë e 903 euro, derisa bashkëshortja e tij ka të hyra vjetore 39 mijë e 200 euro.

Nga ana tjetër, deklarimin e pasurisë e kanë bërë edhe nga kabineti qeveritar.

Me deklarimin e sivjetshëm të pasurisë, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka treguar se si është puna me pagesën e dy banesave të blera në njërën prej lagjeve me luksoze në vend.

Ai, rreth dy javë më parë thoshte se nuk e i kujtohet saktë se sa ka qenë vlera e banesave, të blera në lagjen e konsideruar si luksoze në Prishtinë.

Në deklarimin e dorëzuar ë Agjencinë Kundër Korrupsionit, në mars të këtij viti, te detyrimet, Aliu i ka deklaruar dy banesat e tij.

Për njërën banesë, që është 111.7 metra katrorë bashkë me tarracë, ministri ka deklaruar se i ka borxh 23 mijë euro. Ndërsa, për tjetrën, që është e madhësisë pothuajse të njëjtë, ka deklaruar se i ka borxh 58 mijë euro.

Ndërkohë, edhe zyrtarisht njeriu më i pasur në Kosovë është kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, pasuria e së cilit sillet diku rreth 743 milionë euro.