S’kalon Projektligji për tërheqjen e Trustit

Kuvendi i Kosovës ka dështuar që ta miratojë në lexim të parë Projektligjin për tërheqjen e kursimeve nga Trusti, raporton Express.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili vetë votoi kundër, bëri me dije se pro këtij projektligji kanë votuar 44 deputetë, 57 kundër dhe një ka abstenuar.

Në sallë ishin të pranishëm 102 deputetë.

Reklama e sponzorizuar

Projektligji për tërheqjen e Trustit ishte në rend dite edhe në seancën e djeshme, por pas mbylljes së punimeve shkaku i mungesës së kourumit, kjo pikë u shty për seancën e sotme.

Propozues i kësaj nisme është deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu.