Sot zyrtarisht nisin ofertat për privatizimin e 55 aseteve

Agjencia Kosovare e Privatizimit-AKP

Agjencia e Privatizimit të Kosovës (APK), sot do ta bëjë hapjen e ofertave të shitjeve përmes likuidimit.

Kështu ka njoftuar vetë APK-ja, të mërkurën.

“Agjencia Kosovare e Privatizimit  më 15 qershor 2022 mbanceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit SHAL 55”, thuhet në njoftim.

Reklama e sponzorizuar

Pranimi i ofertave do të bëhet duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 12:00 në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë.

Ndërsa hapja e ofertave do të filloj në orën 12:30.