Vihen bazat e projektit për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka shqyrtuar dhe miratuar dy propozim-vendime lidhur me realizimin e projektit të lidhjes hekurudhore Durrës-Prishtinë.

Qeveria ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes për bashkëfinancim për studimin e fizibilitetit dhe projekt–idesë për këtë lidhje hekurudhore.

Kjo marrëveshje është bërë ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, ka njoftuar Qeveria.

Reklama e sponzorizuar

Në mbledhjen elektronike të mbajtur sot, është miratuar edhe vendimin për rekomandimin e Presidentes së Kosovës  për autorizimin e ministrit të MPHI për nënshkrim të marrëveshjes me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë.