“Cila është mosha më e mirë për të nisur një biznes?”.
Kjo është një pyetje që e bëjnë shumë njerëz. Paqartësitë janë të shumta pasi grupmosha të ndryshme kanë përjetuar sukses në biznes. Prandaj, ka shumë debate rreth moshës më të mirë për të filluar një biznes.
Megjithatë, shumë si ju duan një përgjigje të qartë. Kjo është për shkak se ju dëshironi të dini kohën më të mirë për të filluar udhëtimin tuaj sipërmarrës dhe të maksimizoni të gjitha mundësitë për të siguruar sukses. Prandaj, kësaj pyetjeje do t’i përgjigjemi.
Duke qenë se individët e kësaj moshe nuk janë të ngarkuar me kaq shumë përgjegjësi, ata priren të kenë më shumë kohë të lirë. Ata mund ta kanalizojnë pozitivisht këtë kohë të lirë në biznesin e tyre. Prandaj, ata mund të ndjekin plotësisht pasionin e tyre, i cili, nga ana tjetër, u lejon atyre të arrijnë qëllimet dhe ëndrrat e tyre. Për më tepër, ata priren të jenë më të njohur me tendencat teknologjike në krahasim me të moshuarit.
Të qenit të aftë në teknologji gjithashtu do të rrit biznesin e tyre. Për shembull, përdorimi i mediave sociale për krijimin e markës dhe marketingun dixhital në biznes është gjëja më e mirë që mund të bëjë një i ri.
Më poshtë gjeni themelues të suksesshëm biznesi në adoleshencë dhe në fillim të të njëzetave.
- Michael Dell (19) – Dell
- James Casey (19) – UPS
- Bill Gates (20) – Microsoft
- Steve Jobs (21) – Apple
- Thomas Burberry (21) – Burberry
- Arthur Davidsons (22) – Harley Davidson
- Paul Allen (22) – Microsoft
- Walt Disney (22) – Disney
- Gerard Heineken (23) – Heineken
- William Harley (23) – Harley Davidson. /Smallbusinessify/