Në mungesë të kuorumit, Kuvendi i Kosovës s’ka mundur të votojë për Projektligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.
Megjithatë, Kuvendi i Kosovës ka votuar në lexim të dytë amendamentet e Projektligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.
61 deputetë kanë marrë pjesë në votim, 60 kanë votuar për, asnjë kundër dhe një abstenim.
Opozita kundërshtoi këtë Projektligj. Madje, shqyrtimi i tij ka përplasur sot në Kuvend, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.
Ky i fundit kërkoi që profesorët dhe mjekët të largohen nga Projektligji për deklarimin e pasurisë, pasi sipas tij, asnjëra kategori nuk është i ekspozuar ndaj korrupsionit dhe aferave korruptive.
Ky i fundit kërkoi që profesorët dhe mjekët të largohen nga Projektligji për deklarimin e pasurisë, pasi sipas tij, asnjëra kategori nuk është i ekspozuar ndaj korrupsionit dhe aferave korruptive.
“Le që e kemi dhënë kontributin e çmueshëm në këto amendamente, por edhe në draftim 2018-2019…Kemi kërkuar që të kemi një dakordim që profesorët e universitetit dhe mjekët të largohen nga listat e deklarimeve…Ne jemi kundër pasi ata nuk janë një kategori që menaxhojnë me paratë publike, mjekët po ashtu, pasi nuk janë një kategori që menaxhojnë me paranë publike, s’janë të ekspozuar ndaj korrupsionit dhe aferave korruptive”, tha ai.
Por, ministrja Haxhiu, tha se propozimi i tyre është që dy këto kategori duhet të deklarojnë pasurinë, mirëpo deklarimi i tyre mos të jetë publik.