Ministrja e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli, ka njoftuar sot se ka marrë lajmin që Bordi i drejtorëve të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) ka aprovuar Programin Kompakt të Kosovës me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh.
Ky program njëherit është edhe investimi më i madh në sektorin e energjisë të Kosovës, që sipas Rizvanollit, është edhe një gurthemel që mundëson tranzicionin energjetik të vendit tonë.
“Jam falënderuese ndaj ekipeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Kosovës, krenare me ekipin e Kosovës, si dhe e nderuar që kam udhëhequr këto negociata”, përfundon reagimi i minstres Rizvanolli në facebook. /Buletini Ekonomik/