Çmime të ngritura në prag të Festës së Bajramit

Fotografi ilustruese

Festa e Bajramit, një nga kremtet më popullore në Kosovë, kur kosovarët, edhe ata të varfërit, furnizohen më shumë me produkte ushqimore prej më të ndryshmeve, edhe këtë herë shpërfaqi ‘fytyrën’ e tregtarëve, por edhe të ndonjë prodhuesi vendor me prirje abuzuese.

Tendencat abuzive të këtyre tregtarëve për të përfituar edhe nga festat fetare, u panë në ngritjen e çmimeve të disa produkteve ushqimore që tregtojnë ata.

Buletini Ekonomik ka vizituar disa dyqane në Prishtinë, prej nga ka parë rritje rapide të çmimeve në disa produkte të konsumuara mjaftë shumë në Kosovë.

Reklama e sponzorizuar

Dje dhe sot, ranë në sy ngritja e çmimit të vezëve në prag të festës, të cilat tregtoheshin me 30 deri në 50 centë më shumë se sa çmimi që ishte para festës.

Dje dhe sot, ç’është më keq, çmimet e vezëve ishin ngritur nga 3.30 centë të një paketimi me 30 copë vezë në 3.60 euro.

“Tregtarët po e shfrytëzojnë rastin për të përfituar nga çmimet e ngritura. Nuk e kuptoj sjelljen e këtij prodhuesi kaq të vlerësuar deri më tash nga konsumatori kosovar. Në fakt, s’ka 10 ditë që ngritën çmimin e vezëve nga 3 euro paketimin prej 30 copë vezësh në 3,30 centë dhe tani në prag të festës e kanë ngritur në 3,60 euro”, shprehet një konsumatore në Prishtinë.

Çmime të ngritura në prag festë pati edhe te disa produkte të tjera. Ka rënë në sy sidomos ngritja e çmimit të domateve, të cilat ditë më parë tregtoheshin nga 50-60 centë, ndërsa dje dhe sot çmimi i domateve cilësore në tregjet e gjerbra të kryeqytetit, kishte arritur në 1 euro, ndërsa në markete dhe minimarkete edhe më shumë. /Buletini Ekonomik/