Çmimi tavan për produktet ushqimore po konsiderohet ndërhyrje në tregun e lirë

Fotografi ilustruese

Çmimet për produktet bazike ushqimore në Kosovë nga maji i vitit të kaluar janë rritur 12.5%.

Buka, vaji, mielli, derivatet e naftës, biletat e autobusëve dhe taksive, janë disa nga produktet dhe shërbimet, të cilat janë shtrenjtuar në tregun e Kosovës.

Nga produktet ushqimore, një litër vaj, nga më pak se 2.00 euro, është bërë 2.39 euro. një bukë nga 0.40 euro është bërë 0.60 euro, një kilogram miell ka arritur deri në 0.99 euro dhe një kilogram sheqer po ashtu deri në 0.99 euro.

Reklama e sponzorizuar

Çmimet janë në trend të rritjes gjithandej.

E për këtë, Qeveria e Kosovës së fundi ka marrë vendim që përmes një projektligji ta luftojë rritjen e inflacionit duke vendosur çmimin tavan për produktet ushqimore.

“Po bëjmë shtimin e agjendës legjislative në mënyrë që të hartojmë rregulla që do ta mbrojmë qytetarin nga vendosja e çmimeve të papërballueshme”

Këtë vendim të ekzekutivit po e konsideron të rëndësishëm një prej deputeteve të pushtetit.

Por, kështu nuk mendon Muhamet Spahiu, njohës i çështjeve ekonomike.

Sipas tij, shteti nuk duhet të ndërhyjë në strukturën ekonomike të shtetit.

Çmimet për produktet bazike ushqimore në Kosovë nga maji i vitit të kaluar janë rritur 12.5 për qind, thuhet në raportin e ri të Agjencisë së Statistikave.

Sipas të njëjtit institucion, aktualisht inflacioni në vend është 14.1 për qind.