Sot në tregun hungarez të energjisë elektrike, HUPX, çmimi për një megavat orë në kohë të pikut ka arritur në rekorde të reja, apo në 735 euro për megavat.
Derisa çmimi mesatar tregutes i një megavati gjatë ditës dhe jasht orëve të pikut sillet rreth 510 euro për megavat, mesatarja e megavatit në orë të pikut në tregun hungarez për sot është vlerësuar në 600 euro për megavat.
Në kohën kur më së shumti tregtohet, çmimi ka arritur rekorde të reja, apo në 735 euro për megavat, apo rreth 25 herë më shtrenjtë se çmimi i shitjes së një megavati nga KEK.
Të gjitha parashikimet tregojnë se çmimi i energjisë elektrike ne tregjet nderkombetare do ta tejkaloj vlerën prej 1000€/MWh gjate sezonit dimëror dhe kjo do të vështirësoj edhe më shumë jetesën në Kosovë, por edhe në të gjithë Evropën.
Për shkak të rritjes së çmimeve, Maqedonia e Veriut ka vendosur të shpallë gjendjen emergjente të sektorit të energjisë gjatë muajit gusht. Ky vend ka filluar të themelojë komisione që do të merren me krizën energjetike, që pritet të ndikojë në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Përvec Maqedonisë së Veriut, edhe Shqipëria ka paralajmëruar masa për zbutje të krizës energjetike, raporton Kosovo.Energy.
Kryeministri shqiptar Edi Rama, e paralajmëroi opinionin shqiptar se janë të mundura kufizime të energjisë elektrike, pasi, siç tha, Shqipëria nuk ka marrë mjaftë rrymë.
Ai shtoi se Qeveria ka përgaditur plan për kursim të jashtëzakonshëm të energjisë elektrike, ku parashihet edhe kufizimi në rast të nevojës.
Në Kosovë, ZRRE ka njoftuar se KESCO ka paraqitur kërkesën për shqyrtim të jashtzakonshëm tarifor.