Tetë furra të bukës në Pejë dhe Gjilan janë gjobitur të enjten nga Inspektorati i Tregut.
Kështu është e ditur në një njoftim të lëshuar nga Drejtoria e Inspekcionit në Pejë.
“Tetë furra të bukës në Pejë e Gjilan janë gjobitur nga Inspektorati Qendror i Tregut. Inspektorati Qendror i Tregut së bashku me Agjencinë e Metrologjisë dhe inspektorët komunal të tregut kanë kryer verifikime të jashtëzakonshme të peshoreve nëpër furrat e bukës dhe gjithashtu verifikimin e peshës së bukës”, thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet se janë shqiptuar gjoba ndaj 3 bizneseve të cilave nuk u përputhej pesha e deklaruar e bukës si dhe ndaj 5 bizneseve të cilat kishin peshoret e pa verifikuara.
“Inspektorati Qendror i Tregut do të vazhdojë inspektimet në terren me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit dhe eleminimin e praktikave të padrejta tregtare”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/