Haxhiu: Projektligji për rregullimin e çmimeve të barnave është jetik për qytetarët

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka njoftuar se Projektligji për rregullimin e çmimeve të barnave është tejet jetik për qytetarët e Kosovës.

Haxhiu ka thënë se në vendet e rajonit ekziston ky rregullim dhe se iniciativa e tyre duhet të përkrahet edhe nga partitë tjera.

Reklama e sponzorizuar

“Është një prej segmenteve më të rëndësishme për shëndetësinë dhe për të ndaluar abuzimet me çmime. Me vite qytetarët paguajnë barna më shtrenjtë se qytetarët e rajonit. Në 2018 është marrë vendim që të rregullohet ky segment, më pastaj ky udhëzim administrativ është larguar për të lënë pa rregullim të barnave”.“E kanë edhe vendet e BE-së dhe në Kosovë kërkohet që të ketë një rregullim të çmimeve të barnave. Së bashku me ekspertë kemi punuar që ta sjellim një projektligj që rregullon çmimet e barnave”, tha Haxhiu.