INDEP: Dekarbonizimi kërkon politika praktike për reduktimin e gazrave serrë

Kosova është zotuar për dekarbonizimin e plotë deri në vitin 2050.

Synimi për dekarbonizim të plotë deri në vitin 2050 është një synim ambicioz dhe mund të arrihet vetëm duke vendosur politika praktike për reduktimin e emetimeve të gazrave serrë, siç është taksimi i karbonit.

Emetimet e gazrave serrë nga dy termocentralet e Kosovës janë të niveleve shumë të larta, vlerësojnë nga INDEP.

Reklama e sponzorizuar

Sasia e karbonit që lirohet nga këto termocentrale është e dëmshme për mjedisin, shëndetin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të vendit. Krahas të ardhmes së gjelbër dhe të qëndrueshme që Kosova synon, atëherë taksimi i karbonit do të kontribuojë në uljen e këtyre emetimeve dhe plotësimin e obligimeve që kemi lidhur me Traktatin e Komunitetit të Energjisë, Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian.

Pikëpamjet e shprehura në këtë video janë të INDEP dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si qëndrim i Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur.