Inkurajuese, familja nga Mamusha ka kultivuar këtë vit 66 hektarë me grurë e 36 hektarë luledielli

Të dhëna inkurajuese vijnë nga fushat e Kosovës.

Në kohën e krizës botërore të grurit, një familje nga Mamusha ka kultivuar këtë vit 66 hektarë me grurë.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një shënimi në Facebook, ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Reklama e sponzorizuar

Familja megjithatë nuk janë ndalë me aq. Ata kanë mbjellë edhe 36 hektarë luledielli dhe sipërfaqe të konsiderueshme me arra e lajthi.

“Sot vizitova familjen e vyer e punëtore të Berzat Morinës dhe veprimtarinë e tyre bujqësore.  Familja Morina ka kultivuar këtë vit 66 hektarë me grurë, 36 hektarë luledielli, 4 hektarë arra dhe 40 ari lajthia”, ka shkruar Peci.

Ai thotë se familja në fjalë janë inkurajuar nga rritja e përkrahjes institucionale për fermerët.

Begzati më priti duke më ‘akuzuar’ si ‘shkaktar’ i këtyre të mbjellave, falë rritjes së përkrahjes institucionale për fermerët.

Ministri thotë se është detyrë e tij përkrahja e fermerëve.

“Toka e begatë, bujku i vyer e mbështetja institucionale – formula e suksesit!”, ka shkruar tutje ministri i Bujqësisë.