KDI: Ministria e Shëndetësisë bleu 3.80 euro Paracetamolin që në treg shitet rreth 1 euro

Instituti Demokratik i Kosovës me anë të një reagimi në Facebook, ka thënë se Ministria e Shëndetësisë, ka paguar rreth 280 për qind me shtrenjtë për produktin “paracetamol”.

Sipas KDI-së, vlera e kësaj barnë në tregun me pakicë kështon rreth 1 euro për copë ndërsa Ministria e Shëndetësisë e ka blerë ata me çmim prej 3.80 euro.

Reagimi i plotë i tyre:

Reklama e sponzorizuar

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐡𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐭𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐞̈ 𝐩𝐚𝐠𝐮𝐚𝐧 𝐫𝐫𝐞𝐭𝐡 𝟐𝟖𝟎% 𝐦𝐞̈ 𝐬𝐡𝐭𝐫𝐞𝐧𝐣𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐝𝐮𝐤𝐭𝐢𝐧 𝐏𝐚𝐫𝐚𝐜𝐞𝐭𝐚𝐦𝐨𝐥 𝟏𝐠𝐫 𝐩𝐞̈𝐫 𝐢𝐧𝐣𝐞𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐫𝐚𝐡𝐚𝐬𝐢𝐦 𝐦𝐞 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐞̈𝐧 𝐞 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐮𝐭 𝐦𝐞 𝐩𝐚𝐤𝐢𝐜𝐞̈

#Ministria e Shëndetësisë përmes Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (#UNOPS) ka kontraktuar blerjen e produktit Paracetamol 1gr për injeksion me çmimin prej 3.80 EURO për njësi. Ky produkt në tregun me pakicë (barnatoret) në Kosovë shitet me një çmim rreth 1.00 EURO për njësi.

KDI në vazhdimësi është duke shpërfaqur shqetësime lidhur me blerjen e medikamenteve nga #UNOPS me çmime shumë të larta, si dhe i ka bërë thirrje #Ministrisë së Shëndetësisë që të kërkoj llogari nga UNOPS për këto çmime të cilat përfundimisht i paguan qytetari i Kosovës.

Në vazhdim, KDI i bënë thirrje edhe #Kuvendit të Kosovës, #Komisioni për Shëndetësi dhe #Komisionit për menaxhimin e financave publike që të mbajnë në llogaridhënie #Ministrinë e Shëndetësisë për shpenzimet enorme të bëra përmes kontratës që Ministria e Shëndetësisë ia ka dhënë #UNOPS-it për blerjet e produkteve medicinale.

Po ashtu, kërkojmë nga #Zyra Kombëtare e Auditimit, të bëjë një auditim urgjent të performancës së kësaj kontrate ndërmjet #Ministrisë së Shëndetësisë dhe #UNOPS-it.