Me votim të fshehtë të deputetëve në seancën e sotme plenare, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Nexhat Kryeziun në pozitën e anëtarit joekzekutiv në Bordin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
Në këtë votim kanë marrë pjesë 85 deputetë, prej të cilëve 7 vota ishin të pavlefshme.
72 vota mori Nexhat Kryeziu, 5 vota ka marrë kandidati Lulzim Ismajli, Nora Raci mori 1 votë kurse Esida Bujupi nuk ka marrë asnjë votë, përcjell Buletini Ekonomik.
Kuvendit të Kosovës i ishin propozuar këta pesë kandidatë për një anëtar jo-ekzekutiv në Bordin e BQK-së, nga paneli i formuar për përzgjedhjen e këtij anëtari joekzekutiv në BQK.
Kandidatët potencialë të propozuar për këtë pozitë kanë qenë: Arta Hoxha, Esida Bujupi, Lulzim Ismajli, Nexhat Kryeziu dhe Nora Rraci. /Buletini Ekonomik/