Operatori kombëtar hekurudhor i Maqedonisë së Veriut nënshkroi marrëveshje me vlerë 200 milionë euro (204 milionë dollarë) për rehabilitimin e një pjese të hekurudhës të një gjatësi totale prej 96 km, tha qeveria.
Investimi parashikon rindërtimin e seksioneve në Kumanovë – Beljakovc dhe Beljakovcë – Kriva Pallankë të Korridorit VIII të transportit evropian dhe rindërtimin e seksionit të Nogaevci – Negotinë të Korridorit të X, njoftoi Qeveria të mërkurën me anë të një komunikimi për mediat.
Përfaqësues të kompanisë turke të ndërtimit Gulermak, Strabag të Austrisë, si dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ishin të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit, shtoi qeveria, pa dhënë më shumë detaje rreth kontratave.
Seksionet e Korridorit të VIII që do të rinovohen do të lidhen me një seksion hekurudhor nga Kriva Palanka në kufirin bullgar që Maqedonia e Veriut planifikon të ndërtojë, duke lidhur kështu portin e Shqipërisë në Adriatik të Durrësit me portin bullgar të Varnës në Detin e Zi.
Korridori X Pan-Evropian arrin nga Salzburgu i Austrisë në veri deri në Selanik të Greqisë në jug./ Seenews