Mbi 100 mijë qytetarë të Kosovës nën asistencë sociale

Gjithsej 25 mijë e 444 familje në Kosovë deri në muajin qershor të këtij viti, kanë qenë të regjistruara si raste sociale dhe të njëjtat rrjedhimisht presin ndihmë nga shteti çdo muaj.

Të dhënat më të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) rreth statistikave të mirëqenies sociale në Kosovë, tregojnë se vetëm deri në fund të muajit qershor të këtij viti, kanë qenë të regjistruara mbi 25 mijë familje në skemën e ndihmës sociale, me gjithsej 100 mijë e 395 anëtarë.

Ndërkohë, nga skema për mbështetje materiale për familjet që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, kanë përfituar gjithsej 2 mijë e 612 familje, përcjell Buletini Ekonomik.

Reklama e sponzorizuar

“Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit qershor 2022 nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25,444 familje me gjithsej 100,395 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2,612 familje”,, thuhet në raportin e ASK-së.

Megjithatë, në bayë të këtzre të dhënave nga ASK-ja, shihet se gjatë kësaj periudhe pra qershor 2022, ka pasur rënie në numër, nëse bëjmë krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Numri i familjeve dhe anëtarëve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale gjatë vitit 2021, ishte 25,805 familje me gjithsej 102,958 anëtarë.

E numri më i madh i familjeve nën asistencë sociale vayhdon të jetë në komunën e Mitrovicës së Jugut.

Gjithashtu, ASK-ja me këtë rast ka publikuar edhe numrin e përfituesve nga katëgoritë e tjera të skemave që financohen nga shteti.

Kështu, në kategorinë e skemave pensionale, nga skema e pensioneve bazë të moshës kanë përfituar 150,910 përfitues, nga ajo e pensioneve kontributpaguese të moshës ishin 50,207 përfitues, nga skema për pensionet familjare janë 3,361 përfitues, nga skema për pensionet invalidore janë 64 përfitues, nga skema për pensionet e Trepçës janë 1,871 përfitues, nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1,257 përfitues, nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 662 përfitues, nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1,796 përfitues, nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 18, 362 përfitues, nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 2,646 përfitues, nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13,190 përfitues dhe nga skema për veteranët e luftës janë 36, 819 përfitues. /Buletini Ekonomik/