Sot në seancën e Kuvendit është votuar në lexim të dytë Projektligji për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.
Ky projektligj ka marrë 60 vota për dhe një abstenim.
Tutje, në këtë mbledhje të kuvendit janë votuar edhe disa raporte të tjera, përfshirë këtu edhe Raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, për vitin 2021 si dhe Raporti vjetor financiar i Zyrës Kombëtare së Auditimit për vitin 2021, i cili mori 61 vota pro./Buletini Ekonomik/