Polonia po shqyrton një projekt për t’i dhënë Gjermanisë centralet e saj bërthamore, të cilat do të mbyllen së shpejti. Lajmi u bë i ditur nga faqja “Euractiv”.
Sipas publikimit, propozimi u prit ngrohtësisht nga shumë politikanë dhe parti.
Edhe pse dhënia me qira e centraleve bërthamore gjermane duket e vështirë për t’u zbatuar, ekspertët e klimës theksojnë se shpëtimi i termocentraleve nga mbyllja do të ishte shumë i rëndësishëm nga pikëpamja e politikës evropiane të klimës dhe energjisë.
“Mbyllja e centraleve me karbon të ulët në 2022 është një krim klimatik. Ne duhet të luftojmë për të siguruar që termocentralet bërthamore të mos ndalen”, theksojnë ligjvënësit polakë.
Parlamenti Evropian njohu më herët gazin dhe energjinë bërthamore si burime “të gjelbërta” të energjisë.