Pse Britania e Madhe po ndërton një central të ri bërthamor?

Termocentrale bërthamore

Qeveria britanike njoftoi se projekti për të ndërtuar një termocentral të ri bërthamor EPR Sizewell C, partneri kryesor i të cilit është EDF (Electricite de France), një kompani shumëkombëshe franceze e energjisë, ka marrë dritën jeshile nga ministri i Energjisë, Kwasi Kwarteng.

Projekti “përfshin ndërtimin e një termocentrali të ri bërthamor që do të prodhojë energji elektrike me karbon të ulët për të ndihmuar” vendin të arrijë objektivin për neutralitetin e karbonit deri në vitin 2050, sipas një njoftimi për shtyp. Centrali do të jetë në gjendje të furnizojë me energji 6 milionë shtëpi.

Londra e ka bërë zhvillimin bërthamor një nga prioritetet e strategjisë së saj të energjisë, por një pjesë e gjithsej 15 reaktorëve po i afrohet fundit të jetës së saj dhe i vetmi termocentral aktualisht në ndërtim, Hinkley point C, është një projekt i mbështetur nga EDF dhe CGN e Kinës. Për shkak të rritjes së papritur të kostove, ajo nuk do të jetë funksionale deri në vitin 2027, raporton ap.

Reklama e sponzorizuar

Mes një krize të kostos së jetesës të nxitur nga faturat e mëdha të energjisë dhe me luftën në Ukrainë që e kthen në qendër të vëmendjes pavarësinë energjetike, Britania e Madhe dëshiron të përshpejtojë zhvillimin e termocentraleve bërthamore.

Deri në vitin 2050, ajo planifikon të ndërtojë deri në tetë reaktorë të rinj në disa nga tetë vendet e saj bërthamore. Qëllimi i ndërtimit të tyre është furnizimi i tregut me 25 për qind të kërkesës për energji elektrike.

Sizewell C është një projekt termocentrali i vlerësuar nga shtypi britanik në 20 miliardë £. Ai përbëhet nga dy reaktorë EPR me një kapacitet prej 3.2 GW, nga të cilët EDF mban 80 për qind, dhe CGN kineze ka pjesën tjetër. /rrugapress.al/