Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është duke u intervistuar para Komisionit hetimor për krizën energjetike.
Ajo para deputetëve paraqiti pozicionin e ekzekutivit për krizën energjetike, e cila sipas saj po vazhdon ende.
Ministrja Rizvanolli tha se në tetor të vitit të kaluar janë bërë skenarët për përballimin e kësaj krize.
Ajo përmendi edhe ndarjet buxhetore për subvencionim të energjisë, mirëpo tha se rënia e një blloku në KEK i ka prishur gjitha skenarët dhe parashikimet.
Rizvanolli tha se kanë punuar për bashkëpunim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për tejkalim të krizës energjetike, mirëpo për shkak të krizës edhe në këto dy shtete nuk ka qenë e mundur.
Madje, tha se kanë diskutuar me Maqedoninë e Veriut për shkëmbim të thëngjillit me energji elektrike.
Ajo nënvizoi edhe qëllimin kryesor të Ministrisë së Ekonomisë në krizën energjetike.
“Siguria e furnizimit me energji elektrike dhe përmballueshmëria e çmimeve të energjisë për qytetarët”, tha ajo.
Komisioni po vazhdon punimet me pyetjet e deputetëve.