Shpronësohen pronat e fabrikës së çimentos “Sharr” për ndërtimin e rrugës shtetërore në pikën kufitare në Han të Elezit

Në mbledhjen e 89-të të Qeverisë së Kosovës është miratuar vendimi për shpronësimin e disa pronave për të ndërtuar rrugën nacionale në pik kalimin kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Qeveria shqyrtoi propozim-vendimin përfundimtar për shpronësim dhe interes publik të pronave të paluajtshme shoqërore Fabrika e çimentos “Sharr” të cilët janë të nevojshëm për ndërtimin e rrugës shtetërore në pik kalimin kufitar në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Me qëllim të lehtësimit dhe qarkullimit të transportit ndërkombëtar, Qeveria e Kosovës me miratimin e vendimit përfundimtar për shpronësim mundëson fillimin e ndërtimit të rrugës shtetërore e cila i lidh dy pikat kufitare të dy shteteve.

Reklama e sponzorizuar

Ky vendim është miratuar pa asnjë votë kundër dhe abstenim në mbledhjen e së mërkurës të Qeverisë së Kosovës./Media Ndërtimi/