Bordi i Menaxhimit të Hidrokarbureve në Shqipëri ka vendosur sot që të ulë çmimet e hidrokarbureve në Shqipëri.
Sipas vendimi të fundit, nafta do të shitet me 243 lekë [2 euro] për litër nga 249 lekë [2.06 euro] për litër që ishte më parë.
Ndërkohë çmimi i benzinës do të bjerë në 235 lekë [1.94 euro] për litër nga 242 lekë [2 euro] për litër.
Edhe çmimi i gazit ka pësuar rënie me 2 lekë në 81 lekë [0.67 euro] për litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 Korrik ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.