ATK: Mbi 6 milionë euro qarkullim të fshehur nga rrjetet sociale, kriptovalutat e shpronësimet

Administrata Tatimore e Kosovës, ka identifikuar 6 milionë euro qarkullim të fshehur nga tre sektorë specifik.

Sipas njoftimit, ATK po vazhdon me monitorimin e personave juridik/bizneseve dhe personave fizike, të cilët përfitojnë nga rrjetet sociale, kriptovalutat, si dhe nga pjesa e shpronësimeve.

“Vetëm gjatë kësaj periudhe nga Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës janë identifikuar 6.1 milion euro qarkullim nga sektorët e lartcekur, të cilat sipas legjislacionit tatimor në fuqi kanë qenë të obliguara të deklarojnë dhe paguajnë për të hyrat e realizuara, por meqenëse nuk kanë deklaruar vullnetarisht,  ATK ka bërë vlerësimin sipas dispozitave tatimore”, thuhet në njoftim.

Reklama e sponzorizuar

ATK siç ka paralajmëruar edhe më herët, ka në dispozicion vegla të avancuara të cilat sigurojnë mbledhjen e informatave nga burime të ndryshme, sikurse për persona juridik ashtu edhe për persona fizik/individ.

Administrata Tatimore bën thirrjet gjithë përfituesve që t’i kryejnë vullnetarisht obligimet e tyre, me qëllim që mos të bëhen objekt i ndëshkimeve dhe hetimeve.