Sipas ATK, krahasuar më një vit më parë vërehet se ka tejkalim për 80.3 milionë euro apo 22.6 për qind.
“Të hyrat e përgjithshme nga tatimet për shtatë muaj të këtij viti janë realizuar në vlerë 435.9 milionë euro ose 31.1 milionë euro apo 7.7 për qind më shumë se plani. Përderisa krahasuar më një vit më parë shohim se kemi tejkalim për 80.3 milionë euro apo 22.6 për qind. Administrata Tatimore e Kosovës është e përkushtuar maksimalisht që të kemi zbatueshmëri të plotë të legjislacionit tatimor, në mënyrë që vendi të ketë qëndrueshmëri fiskale”.