Alban Krasniqi, bashkëshorti i Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i është bashkuar ekipit të Elbert Krasniqit në pozicionin e këshilltarit të jashtëm politik.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
“Alban Krasniqi i bashkohet ekipit tim, si këshilltar i jashtëm politik, përvoja e tij në qeverisjen lokale është tejet e dobishme dhe për këtë arsyje ndihem i nderuam që ai është tashmë pjesë e ekipit tonë, duke dhënë këtë kontribut pro bono (pa pagesë), pra pa ndikuar në buxhetin e shtetit”, ka shkruar Krasniqi.
Bazuar në vendimin e Ministrisë, mandati i këshilltarit Krasniqi fillon me datë 5 gusht të këtij viti.
Ndër të tjera, në vendim thuhet se ai nuk do të paguhet nga Buxheti i Republikës së Kosovës dhe se të ardhurat mund të sigurohen përmes donatorëvë të ndryshëm të jashtëm.