Bitcoin “stabilizohet” në 20 mijë dollarë

Kriptomonedha më e madhe në treg u rrit me 0.8% të hënën në 20,142 dollarë, pas një rënie të lehtë  gjatë fundjavës. Kriptovalutat e tjera ranë me gati 6%. Aksionet gjithashtu ranë në të gjithë Azinë dhe Evropën, si dhe në SHBA.

“Paratë po ikin nga aktivet e rrezikshme. Kriptomonedhat po ndjekin rregullimin e mprehtë të tregut të aksioneve në SHBA pas komenteve të guvernatorit amerikan Powell”, tha Cici Lu, shefi ekzekutiv në firmën konsulente Venn Link Partners.

Niveli prej 20,000 dollarësh veproi si mbështetje për Bitcoin kur arriti në nivelet më të ulëta në muajt e fundit, por kriptomonedha  sërish vjen me rënie. Para të shtunës, nuk kishte qenë nën këtë pikë që nga 14 korriku dhe madje kishte kaluar mbi 25,000 dollarë më herët në gusht. Ky projeksion për lart u ndërpre pasi shqetësimet për rritjen e normave u intensifikuan dhe Bitcoin ka rënë rreth 20% që nga 15 gushti.

Reklama e sponzorizuar

Këto luhatje kanë ardhur në mes të pasigurisë në lidhje me rrugën dhe madhësinë e rritjes së normës nga Banka Qëndrore Amerikane dhe efektin që mund të kenë në aktivet më të rrezikshme.

Strategë të shumtë kanë shënuar 20,000 dollarë si një pikë kyçe për Bitcoin, megjithëse nivelet e mbështetjes mund të jenë gjithashtu më të ulëta.

Bloomberg