Brenda tre muajve nis ndërtimi i portit turistik të Durrësit

Ndërtimi mund të nisë për 2 muaj ose 3 maksimumi. Kjo ishte deklarata e themeluesit të “Emaar Properties” Mohamed Alabbar për Euronews Albania.

Ai tha se gjatë punës po përmirësojnë vazhdimisht detaje dhe për këtë arsye kostoja fillestare e projektit që parashikohej në 2 miliardë dollarë ose euro mund të rritet.

Sipas Alabbar porti turistik i Durrësit do të ofrojë mundësi argëtimi dhe do të ketë hapësirë për çdo kërkesë të klientëve.

Reklama e sponzorizuar

Ai shtoi gjithashtu çmimet do të jenë të përshtatshme për nivelin ekonomik të Shqipërisë.

Dje është nënshkruar Memorandum i Bashkëpunimit për ndërtimin e portit turistik të Durrësit.

Investimi prej 2 mld dollarësh është një bashkëpunim midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk, përfaqësuar nga investitori e zhvilluesi me famë botërore Muhammed El Alabbar dhe “Albanian Seaports Development Company”. /Euronews Albania/