FMN këshillon rritjen e çmimit të rrymës për konsumatorë

Fondi Monetar Ndërkombëtar-FMN

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kërkuar nga qeveritë e vendeve Evropiane që të ngarkojnë konsumatorët fundor me çmimet e larta të energjisë elektrike për të motivuar të njejtit të kursejnë rrymën si dhe për të mundësuar kalimin drejt burimeve të pastërta, raporton Kosovo.Energy.

Qeveritë evropiane kanë bërë përpjekje për të kursyer amvisëritë nga rritja e çmimit të rrymës, ato tani duhet të lejojnë që këto kosto të kalojnë tek konsumatorët fundor të rrymës si dhe të përshpejtojnë largimin nga karburantet fosile, kanë thënë nga FMN.

Së fundmi çmimet e energjisë elektrike në Evropë kanë shënuar rritje të jashtzakonshme. Ato u rritën edhe më shumë, pas fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, raporton Kosovo.Energy.

Reklama e sponzorizuar

Vendet në Evropë kanë ndërmarrë disa masa për të luftuar rritjen e çmimit, si dhe për të mundësuar që rritja e çmimit të rrymës në treg të mos ndikojë tek konsumatorët fundor.

Në disa raste, çmimi në tregje ndërkombëtare kishte arritur në 735 euro për megavat orë, raporton Kosovo.Energy.

Të gjitha parashikimet tregojnë se çmimi i energjisë elektrike ne tregjet nderkombetare do ta tejkaloj vlerën prej 1000€/MWh gjate sezonit dimëror dhe kjo do të vështirësoj edhe më shumë jetesën në Kosovë, por edhe në të gjithë Evropën.

Sikurse në BE, edhe qeveria e Kosovës kishte subvencionuar konsumatorët e energjisë elektrike me 100 milion euro, të cilat u zotuan për të mos lejuar rritjen e jashtzakonshme të çmimit të rrymës për këta konsumatorë.