Gjermania ka instaluar 3.8GW në kapacitete solare në pjesën e parë të 2022

Vetëm në muajin qershor, rreth 612MW të sistemeve të reja të fotovoltaikëve janë kycur në rrjetin elektro-energjetik të Gjermanisë.

Ndërkaq, sipas të dhënave, kapaciteti kumulativ operativ PV i vendit arriti në 59.9 GW në fund të qershorit, raporton Kosovo.Energy.

Gjermania ka parë një shtesë prej 615MW të kapaciteteve të reja të fotovoltaikëve në qershor, sipas të dhëanve të reja nga Agjencia Federale e Rrjetit – Bundesnetzagentur.

Reklama e sponzorizuar

Kjo përbënë një rritje krahasuar me kapacitetin e instaluar në muajin maj, 548MW, por edhe një rritje nëse krahasohet me periudhën e njejtë të vitit të kaluar qershor 2021, 428.5MW, përcjell Kosovo.Energy.

Në anën tjetër, në bazë të instalimeve të reja në baza mujore, 364.5 MW përfaqësohej nga instalime FV me kapacitet më të ulët se 300 kW, të ndërtuara sipas skemës tarifore nxitëse të vendit, ndërsa kapaciteti i mbetur vjen nga sistemet FV të përzgjedhura në ankande për sistemet FV me madhësi mbi 750 kW.

Kapaciteti kumulativ i të gjitha sistemeve FV të subvencionuara në Gjermani arriti në 55.9 GW në fund të qershorit.