Referuar statistikave të fundit nga Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme thuhet se mbi 2 mijë kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës për gjashtë muajt e parë të këtij viti.
Thuhet se heqjen e shtetësisë e kanë kërkuar kryesisht personat që jetojnë në shtetet e Bashkimit Evropian, ku nuk lejohen dyshtetësi.
Ndërkohë që numri më i madh i atyre që nuk e duan shtetësinë e Kosovës janë të rinj, që kërkojnë vende pune në një shtet evropian.
Në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme thuhet se brenda një viti rreth 5.000 persona heqin dorë nga shtetësia e Kosovës. /albinfo.ch/