Kostot e energjisë “mbyllin” fabrikën e dytë të metalurgjikut në Evropë

Kompania e dytë metalurgjike në Europë është detyruar të ndalojë prodhimin për shkak të rritjes së faturave të energjisë, duke thelluar pasojat e krizës së gazit për industrinë e rajonit.

Kombinati i aluminit “Slovalco” në Sllovaki, në pronësi të kompanisë norvegjeze “Norsk Hydro”, do të mbyllë prodhimin kryesor deri në fund të shtatorit dhe do të prekë 300 vende pune me kohë të plotë. Mbyllja pason një vendim të ngjashëm një ditë më parë për të ndërprerë prodhimin në një kompani metalurgjike në Hollandë.

Shkrirja e xeheve për të prodhuar metal është një nga proceset industriale më të varura nga energjia, kostoja e së cilës është rritur.

Reklama e sponzorizuar

Një valë kufizmesh në prodhim dhe mbylljesh të kompanive nxjerrin në pah presionin me të cilin përballet industria e rëndë nga çmimet e gazit, të rritura në nivelet më të larta të të gjitha kohërave, pasi Rusia frenoi furnizimet në kontinent.

Shumë mallra janë ende në krizë për ofertë, për shkak të shqetësimeve për ndikimin e një recesioni në kërkesë. Analistët e metaleve, megjithatë, kanë qenë më të prirur ndaj zinkut, aluminit dhe bakrit për shkak të shtrydhjes së furnizimit nga mbylljet europiane të kompanive metalurgjike.

Inventarët e të tre metaleve në magazina kanë rënë në krahasim me një vit më parë, pasi tregtarët pakësojnë stoqet, për shkak të ofertës më të ulët nga kompanitë.

Financial Times