“Ne nuk kemi mundësi të paguajmë në vjeshtën e vonë dhe dimrin që vjen rrymën e konsumuar ne veri, andaj duhet që, pa kurrfarë dileme, sa më parë, qysh dje, të zbatohet dakordimi që kemi arritur, ka thënë kryeministri i Kosovës në një intervistë të Radio Evropa e Lirë.
Duke u përgjigjur në pyetjën se “nëse zbatimi i marrëveshjes dështon, a do të thotë që Kosova është e detyruar sërish të paguajë për banorët në veri. Cilët janë skenarët për dalje nga kjo krizë”, Albin Kurti ka thënë se “Ne nuk kemi mundësi të paguajmë në vjeshtën e vonë dhe dimrin që vjen, andaj duhet që, pa kurrfarë dileme, sa më parë, qysh dje, të zbatohet dakordimi që kemi arritur”, duke shtuar se “si mund të kërkojnë ata marrëveshje të reja me ne, kur nuk i zbatojnë këto që tashmë i kemi arritur në kohën e Qeverinë sonë? Kjo tregon që Serbia nuk e ka dialogun për marrëveshje dhe nuk e ka marrëveshjen për zbatim”./Bultetini Ekonomik/