Agjencia Kosovare e Bizneseve (AKB) ka reaguar pas krizës me energjinë elektrike.
AKB që udhëhiqet nga Agim Shahini thotë se mbi 1 milion euro në ditë i kushton terri prodhuesve dhe bizneseve vendore në Kosovë.
Ata kërkojnë nga Qeveria të bëhet çmos për zgjidhjen e këtij problemi nacional.
Komunikata e plotë e AKB-së:
“Mbi 1 milion € në ditë i kushton terri prodhuesve dhe bizneseve vendore në Kosovë
Mbi 1 milion € në ditë i kushton terri në Kosovë prodhuesve dhe bizneseve vendor,terri po kthehet , problemet me energji do i kushtojnë shumë bizneseve prodhuse dhe shërbyese si alternativë që do ti përdorin agregatët me derivate të cilat janë një her më të shtrenjta se në vitet e më hershme.
Qeveria e Kosovës nuk po arrin ti plotësoj as kushtet elementare për prodhuesit dhe bizneset vendore me at të energjisë elektrike.
Çmimi i prodhimeve dhe sherbimeve vendore rrezikon të shtrenjtohen në mungesë të energjisë elektrike për 6 orë mbrenda 24 orëve, për industrinë prodhuese do të jetë shumë më shumë se sa mund të kalukulohet saktësisht.
AKB i kërkon qeverisë të bën çmos të zgjedh këtë problem nacional”, thuhet ne komunikatë.
Kujtojmë se pa u bërë 24 orë nga njoftimi për reduktime të energjisë elektrike në Kosovë, duket që është gjetur zgjidhja. Së paku tash për tash.
Në pasditen e 15 gushtit, Ministria e Ekonomisë konfirmoi se është rikthyer furnizimi i rregullt me energji elektike, pas një marrëveshjeje të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), është përgjegjëse për prodhimin e energjisë elektrike, kurse për furnizim është Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS).
Në mëngjesin e së hënës, KEDS-i njoftoi për reduktime të rrymës sipas orarit – gjashtë orë me të dhe dy orë pa të.
Por, bashkëpunimi me Shqipërinë nuk dihet se sa do te zgjasë. Ndërkohë vetëm para pak ditëve, Qeveria e Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve për kursim të energjisë, ku edhe ka paralajmëruar një dimër të vështirë të furnizimit me rrymë.